Një sesion i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Kosovës, në të cilin duhet të votohet drafti i demarkacionit me Malin e Zi, është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në sallë.
Kështu e fillon shkrimin e vet mediumi malazez, Vijesti.me, duke shtuar se bëhet fjalë për një seancë që pritej të fillohej në ora 11:00, por filloi me një orë vonesë.
“Pritet që sesioni të rifillojë kur tymi të largohet nga salla. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha para fillimit të seancës së jashtëzakonshme që pret që marrëveshja të miratohet sot”, shkruan më tej ky medium.
Ndryshe, sot është paraparë të vazhdojë seanca e djeshme në të cilën u zhvillua debat rreth marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në të cilën pritej të votohej marrëveshja e demarkacionit.

Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...
Haxhiu uron Merkur Smajlaj për përfshirjen në Forbes për vit...
“Na e vodhën ndeshjen”, ylli i Barcelonës shpërthen pas elim...
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...