Rreth hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend ka reaguar edhe deputeti i NISM-së, Milaim Zeka.
Ai këtë e ka cilësuar si një nga turpet më të mëdha që kanë ndodhur në Kuvend.
“Turpi më i madh që po ndodh në Parlament sot ishte ky, shpresoj që çdo qytetar çdo votues e sheh fytyrën e vërtet të secilit”, ka thënë Zeka.
Zeka në mes të tjerash ka thënë se ata kanë marr informata nga shërbimi sekret serb që do të ketë gazë në seancë.
“Nuk e di ju gazetarët po ne kemi marr informatë nga Shërbimi sekret serb që do të ketë gaz në seancë. Pra, nëse shërbimi sekret serb ka paralajmëruar se do të ketë gaz, atëherë këtu ka diçka të çuditshme”, ka shtuar më tutje Zeka.
Edhe pse gazi është hedhur sot, Zeka është i bindur se demarkacioni do të kaloj sot.
“Sot do të kaloj 99.99% demarkacioni, ne duhet t’iu kërkojmë falje ambasadave de qytetarëve të Kosovës që nuk e kaluam demarkacionin që tri vite”, u shpreh deputeti i NISM-së./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër