Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, tha se kjo parti akuzohet sot nga kundërshtarët politikë vetëm se nuk po mban inat.
Abdixhiku ka kritikuar tërthorazi deputetët e Vetëvendosjes duke i quajtur ‘popullistë’, teksa shtoi se ata ia kanë borxh ish-kryeministrit Isa Mustafa kërkim faljen për të gjitha veprimet ndaj tij gjatë kohës kur ai ishte në pushtet.
“LDK ju ka refuzuar prandaj mbani inat për të. Hakmarrja s’është logjika me të cilën veprojmë. LDK nuk jua ka frikën, edhe pse jua ka njohur mbrapshtitë. LDK ka zgjedhur shtetin para pushtetit. LDK për asnjë çmim dhe karrige nuk do të vendoste interesin e shtetit në zare, kjo na ka dalluar me të gjithë juve. Sot nuk është ditë feste as mërzie, veç një ditë e zakonshme që duhej të ndodhte tre vjet më parë”, tha Abdixhiku në seancën e Kuvendit.
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...