Rekomandimet pozitive nga Neymar dhe Philippe Coutinho e kanë bindur mesfushorin Arthur që Barcelona ishte lëvizja e duhur për të, ka rrëfyer futbollisti brazilian.
Arthur do të transferohet në Camp Nou këtë verë ose në janar të vitit 2019, varësisht se kur “Blaugranët” vendosin për të shfrytëzuar opsionin e blerjes që ata kanë arritur me skuadrën e tij – Gremion, transmeton portali arbresh.info. Negociatat kanë qenë afatgjate dhe Arthur është përfundimisht i lumtur që tani gjithçka ka përfunduar derisa vazhdon të ketë mendjen te e ardhmja e tij në futbollin spanjoll.
“Jam i lumtur sepse negociatat kanë përfunduar mirë me të dy palët, Gremion dhe mua”, ka thënë fillimisht Arthur për ‘O Globo’. “Ne jemi të kënaqur se si shkoi gjithçka dhe tani unë duhet të flas me klubin tim që të shoh kur mund t’i bashkohem Barcelonës”
“E kam pyetur Neymarin rreth Barcelonës dhe ai më ka thënë vetëm fjalë të mira, ai më rekomandoi t’i bashkohem klubit. Kam folur gjithashtu me Coutinhon që ma ka thënë se është një qytet i mrekullueshëm dhe një klub i shkëlqyer për të luajtur”

Mesfushori ka diskutuar gjithashtu rreth mundësisë që arritja e tij në klub mund të bëjë që mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, të largohet ashtu siç është spekuluar deri tani.
“Kam lexuar që ndoshta ai mund të shkoj në Kinë, por unë do doja të luaja me të dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me të”, ka thënë ai.
“Një lojtari si ai të lehtëson futbollin. Nuk dua që të tjerët të na krahasojnë, por ai ka disa karakteristika dhe unë i ka të tjerat”
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...