Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Selami Shkodra, është takuar të martën në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe zëvendësministrin e Punëve të Maqedonisë, Agim Nuhiu.
Shkodra ka thënë se me Xhaferin dhe Nuhiun kanë bashkëbiseduar për agjendën evropiane të dy shteteve dhe sigurinë.
“Sot me bashkëpunëtorë vizitova Republikën e Maqedonisë. Takova kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Biseduam për raportet mes të dyja shteteve si dhe në përpjekjet që po bën Republika e Kosovës dhe Maqedonisë në agjendën e integrimeve evropiane. Po ashtu takova edhe zëvendësministrin e Punëve të Maqedonisë Agim Nuhiu, në këtë takim diskutuam për raportet mes dy vendeve në veçanti në fushën e sigurisë me theks të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Bashkëbiseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dyja vendeve dhe thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Shkodra në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...