Kjo është pozita në të cilën duhet të flini për të zgjidhur problemin me sinuset!
Gjumi është shëndet për organet tona dhe për shëndetin mendor, mirëpo pakkush e di që pozita e caktuar në të cilën flini mund t’ju ndihmojë që t’i luftoni me infeksionin e sinuseve.
Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të sinuseve, e dini sa dhembja e kokës mund të jetë e papërballueshme dhe që ju pengon në aktivitetet e përditshme, transmeton Telegrafi.
Në vend që dhembjet t’i qetësoni me ilaçe kundër dhembjeve, provoni të flini në pozitën të cilën e rekomandojnë ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit.
Koka duhet t’ju jetë drejt derisa flini në mënyrë që të nxisni sekrecionin e mukozës të dalë nga sinuset.
Shtrijuni në shpinë dhe për koke të shtratit rregullojeni jastëkun në atë mënyrë që koka t’ju qëndrojë drejt.
Provojeni këtë mënyrë të të fjeturit dhe pa dyshim që pas disa netëve pa gjumë në këtë pozitë do të ndieni lehtësim.
Sinuset janë hapësira, gropëza të mbushura me ajër brenda kockave të fytyrës sonë dhe që hapen deri në zgavrën e hundës. Ato janë të veshura me të njëjtën membranë si ajo e hundës që quhet membranë mukoze.
Kjo membranë prodhon sekrecione që shërbejnë për të ruajtur të lagështa hapësirat e hundës, por shërben gjithashtu si barrierë për mikrobet e shumta.
Disa nga simptomat e zakonshme të sinusit janë dhimbje koke, dhimbje të fytyrës, rrufë etj.
Edhe pse ka antibiotikë të cilat ndihmojnë në trajtimin e sinuseve, është gjithmonë mirë të zgjedhim mënyra natyrore për të trajtuar gjendjen. /Telegrafi/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...