Mediat në mbarë botën kanë shprehur shqetësim mbi imazhin e publikuar të një topi të çuditshëm të instaluar në një luftanije kineze.
Pas diskutimeve të gjata, ekspertët kanë ardhur në përfundim se arma, jashtëzakonisht e madhe dhe e ndryshme nga armët tjera në arsenalin detar të Kinës, ishte një hekurudhë elektromagnetike e instaluar në ulësen e anijes Haiyang Shan, transmeton portali arbresh.info
Edhe pse Pekini nuk e ka konfirmuar ekzistencën e armës së re, disa media, duke përfshirë edhe Asia Times, kanë cituar burime nga ushtria kineze të cilët kanë thënë se Kina ka instaluar një ‘Railgun’.
Kjo lloj arme fillimisht është testuar në Ëuhan, përpara se të shfaqej në det.
Zhang Xiao, bashkëpunëtore e studimit në Universitetin e Inxhinerisë Detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, tha për Asia Times se pas 50 mijë testeve të sistemit të ujit në bord, duke përfshirë sistemin pulsues të drejtpërdrejtë të rrymës, Haiyang Shan lundronte në lumin Yangtze për të arritur në jug Detit të Kinës për prova të mëtejshme./arbresh.info/
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...