Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në qytetin turk Mardin tha se ushtria turke në çdo moment mund të hyjë qendër të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan sot qëndroi në qytetin lindor turk Mardin, ku foli në Kongresin e rregullt të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) dhe me këtë rast komentoi mbi ngjarjet aktuale. Në fokusin e Erdoğan-it ishte operacioni në Afrin të Sirisë.
Ai tha se ushtria turke në çdo moment mund të hyjë në qendër të Afrinit.
“Është çështje momenti. Ka mbetur edhe pak për të hyrë në Afrin. Çdo moment mund t’ju përcjellim këtë lajm të gëzueshëm”, ka thënë Erdoğan.
Presidenti turk konfirmoi se deri më sot në operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në Afrin, janë neutralizuar të paktën 3.569 terroristë.
Ai sot drejtoi kritika në llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dërgimin e armëve organizatave terroriste.
“Disa herë u kemi thënë: ‘Kini kujdes, jeni duke bërë gabim. Flisni se jeni kundër terrorizmit dhe veproni së bashku me terroristët. Do të paguani shtrenjtë koston e saj’. Ashtu dhe ndodhi. Kanë shumë para, kanë dërguar 5.000 kamionë dhe 2.000 avionë transporti me armë. Por, çfarë ndodhi? Të gjitha këto i kemi gjetur dhe i kemi zbuluar. Sigurisht që terroristët tani po ikin dhe ne mbledhim këto armë”, tha Erdoğan./AA/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion