Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur, pasi ushtria turke bastisi spitalin kryesor me shumicë kurde në Afrin, ka deklaruar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
“Një bastisje nga ana e ushtrisë turke në spitalin e vetëm në qytetin e Afrin, ka lënë të vdekur 9 persona”, tha për AFP, Rami Abdul Rahman, drejtor i Observatorit, transmeton portali arbresh.info
Observatori nuk ka dhënë detaje nëse të viktimat ishin civilë dhe nëse ishin në mesin e anëtarëve të personelit mjekësor.
Roghat Rouge, një oficer i medias në Njësinë e Mbrojtjes së Popullit në Afrin, tha se sulmet ajrore dhe tokësore janë duke vazhduar mbi qytetin sirian.
Observatori gjatë ditës së sotme ka raportuar për vdekjen e 18 civilëve, duke përfshirë pesë fëmijë dhe ka theksuar se ka lënë të plagosur më shumë 45 persona gjatë një bombardimi në Afrin.
Turqia filloi një ofensivë ushtarake në Afrin për të larguar Forcat Mbrojtëse Popullore të Kurdëve, të cilat kontrollojnë rajonin verior pranë kufirit me Turqinë.
Turqia e konsideron PKK-në si njësi terroriste./arbresh.info/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion