Fotot e publikuara online shfaqin fanellën e tretë të Real Madridit që ata mund ta shfrytëzojnë në Ligë të Kampionëve për sezonin 2018/19.
Ajo është me ngjyrë të kuqe, diçka e rrallë për ‘Los Blancos’, megjithëse ata së fundmi kanë pasur një në dispozicion një fanellë të tillë gjatë sezonit 2011/12 kur Jose Mourinho ishte ende në detyrë, transmeton portali arbresh.info.
Është një pamje mjaftë surrealiste, por Madridi e ka bartur dikur atë dhe sipas pamjeve të publikuara nga ‘FootyHeadlines’ si një burim i besuar, ata mund ta bëjnë sërish këtë.

Fotot nuk shfaqin ndonjë sponsor në fanellë, prandaj mbetet e paqartë nëse ajo do të përdoret gjatë ndonjë ndeshje të klubit, vetëm në stërvitje apo është identifikuar gabimisht si një fanellë për ndeshjet si mysafirë.
Pritet që Real Madridi të vazhdoj të bartë fanellën e tyre ikonike, megjithëse në futbollin modern këto gjëra mund të ndryshojnë./arbresh.info/

SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...