Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, ndërsa me këtë rast e ka dekoruar me Medalje Presidenciale.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshojë dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës.
“Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshoi dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës. Sot pata nderin që ish-presidentit Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook.
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...