Raportohet se një anëtar i familjes mbretërore në Dubai është i interesuar për të blerë Milanin pas dyshimeve në financat e Younghong Li-së.
“Rossonerët” ishin blerë nga biznesmeni kinez muajin prill të vitit të kaluar, por një pjesë e të hollave ishin huazuar nga fondi mbrojtësi në SHBA i ‘Elliot Management’ në mënyrë për të arritur marrëveshjen siç ishte paraparë, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se këto para nuk shpaguhen, fundi mund marr përsipër klubin. Prandaj, klubi është duke kërkuar të rifinancojë atë borxh me një huadhënës tjetër.

Sot (e enjte) ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që është shfaqur një interesim për të marrë përsipër klubin nga Saeed Al-Falasi. Biznesmeni është pronar i grupit ‘International Triangle’ dhe është pjesë e familjes Al Maktoum që sundon Dubain.
Ndërkohë, gazeta shton gjithashtu që UEFA mund t’i garantoj shtyrjen e afatit përfundimtar për të rregulluar çështjet e tyre në FFP.
“Rossonerët” do të takohen me trupin qeverisës së futbollit më 20 prill pasi marrëveshje e tyre vullnetare ishte refuzuar.
Në rast se Li nuk arrin të rifinancojë borxhin e marrë nga Ellioti deri atëherë, teorikisht AC Milani do të përjashtohej nga kompeticioni evropian, por UEFA nuk ka dëshirë për ta bërë këtë dhe mund t’i jap një afat shtesë deri në fillim të muajit qershor./arbresh.info/
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami