Zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve Civilë të Luftës, Avni Lubovci, ku diskutuan për mundësinë e mbështetjes së kësaj kategorie nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zëvendësministri Musa tha se “MSh-ja do t’u dalë në ndihmë këtyre rasteve varësisht nga nevojat e tyre”.
“Jemi duke punuar në drejtim që të mbështesim Qendrën Ortoprotetike të ShSKUK-së, me mjete, material të nevojshëm dhe sigurim të protezave, me qëllim të trajtimit të këtyre rasteve”, ka thënë Musa.
Ndërsa Lubovci u shpreh falënderues për mbështetjen e Ministrisë në përmbushjen e kërkesave të tyre emergjente për trajtimin e kësaj kategorie.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe