Drejtori sportiv i Manchester City, Ferran Soriano ka thënë se “nuk ka shans” që klubi i tij të nënshkruaj me superyllin Lionel Messi nga Barcelona.
Superylli argjentinas nënshkroi një kontratë të re në Camp Nou gjatë muajit nëntor, e cila ka një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht kësaj vendosmërie, spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë rreth një ribashkimi të mundshëm me trajnerin Pep Guardiola në Etihad.

Gjatë kohës së tyre së bashku te Barcelona, Guardiola dhe Messi kanë fituar tri kupa të njëpasnjëshme në La Liga dhe dy herë Ligën e Kampionëve, por ribashkimi tyre te City nuk ka gjasa të ndodhë.
“Këtu nuk ka shanse për të nënshkruar me Messin”, u ka thënë Soriano gazetarëve në Argjentinë. “E njoh atë dhe familjen e tij mirë, e di se ata janë mirë në Barcelonë, i cili është vendi ku ai duhet të jetë”
“Ne do të gjejmë rrugën tonë pa të, gjë që do të jetë më e vështirë për shkak se ai është lojtari më i mirë në histori”
“Ai ka ndryshuar gjithçka, ai është një gjeni”
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...
“Kërcet grushti” në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKU...