Rio Ferdinand ka thënë se Manchester United ishte i “tmerrshëm” në ndeshjen ku ata u eliminuan në Ligë të Kampionëve nga Sevilla.
Dy golat nga Wissam Ben Yedder, i cili realizoi brenda gjashtë minutave që nga inkuadrimi në fushë, i siguroi fitore me rezultat 2 me 1 skuadrës spanjolle në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.
“Ata ishin të tmerrshëm”, ka thënë Ferdinand për ‘BT Sport’. “Nuk e prisja këtë rezultat, veçanërisht pas ndeshjes kundër Liverpoolit, mënyrës se si ata luajtën”
“Ata dukeshin si një skuadër e zhdukur së bashku, me plotë të huaj. Ata luajtën nervoz dhe ishin të matur që nga fillimi”

Edhe pse pak lojtarë, ashtu si golashënuesi Romelu Lukaku shfaqën formën e tyre duke shënuar në atë mbrëmje dëshpëruese për United, ishte sulmuesi Alexis Sanchez të cilin Ferdinand e zgjodhi për të kritikuar.
“Sanchez dukej si një hije e lojtarit që ai ishte”, ka thënë fillimisht Ferdinand në lidhje me reprezentuesin kilian. “Në Arsenal ai ishte një lojtar të cilin të gjithë e shikonin për inspirim. Këtu ai duket si një i huaj në këtë skuadër”
“Kur ju shkoni në një skuadër të re dhe luani, ju nuk humbisni të gjithë talentin tuaj. Ashtu dukej në atë moment. Në disa mënyra unë ndihem keq për të”
“Ju mund të fajësoni atë dhe të gjithë skuadrën. E gjithë skuadra startuese ishte tronditëse”
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...