Rreth 148 civilë, përfshirë 79 fëmijë kanë arritur të largohen nga periferia e Damaskut në lindje të Ghoutas, sipas zëdhënësit të qendrës ruse për Pajtim në Siri.
Major Gjeneral Yury Yevtushenk shtoi se evakuimi është bërë e mundur si rezultat i negociatave që përfaqësuesit e Qendrës ruse kanë zhvilluar me krerët e grupeve të armatosura të ngulitura në zonë, transmeton portali arbresh.info
Yevtushenko tha gjithashtu se banorët e Ghouta Lindore bënin thirrje për krijimin e korridoreve shtesë humanitare, ndërsa militantët vazhdojnë të parandalojnë banorët e shumë rretheve që të hyjnë në korridor, e cila më parë ishte themeluar nga qendra e pajtimit së bashku me forcat qeveritare.
Yevtushenko tha gjithashtu se militantët vazhdojnë të presin zonat rezidenciale të Damaskut në shkelje të armëpushimit të mbështetur nga OKB. Dy civilë u vranë në granatimet militante gjatë 24 orëve të fundit, shtoi ai./Arbresh.info/
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje