Mario Balotelli ka konfirmuar se e do ekipin kombëtar dhe do të shkonte me vrap, por nuk e di nëse trajneri i përkohshëm Di Biagio do ta telefonojë.
Sulmuesi i Nice nuk ka luajtur me Italinë që prej Kupës së Botës 2014, dhe është grumbulluar vetëm një herë nga Antonio Conte dhe asnjëherë nga Ventura.
“Nuk di asgjë, por nëse më telefonojnë do të kisha shumë dëshirë të luaja sërish për kombëtaren, por siç e thashë nuk di asgjë”, ka thënë Balotelli për “Tiki Taka”.
Balotellit i skadon kontrata me Nice në fund të sezonit, dhe është pyetur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
“Akoma nuk kam vendosur asgjë. Ligue 1 është më fizike, ndërsa Serie A më taktike. Kam gjetur qetësi shpirtërore me një person. Sekreti është shtëpia, pastaj në vitet e fundit kam pasur probleme fizike të cilat nuk i kam më. Kjo më ka përmirësuar”, ka deklaruar Balotelli.
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...