Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Alajdin Demiri ka theksuar se në Maqedoni më shumë komandantë të UÇK-së janë vrarë pas luftës se sa gjatë luftës së vitit 2001.
“Në rast se mirë e analizojmë situatën, nga viti 2001 deri tani janë vrarë më shumë komandant nga radhët e BDI-së, se sa gjatë luftës. Kjo tregon për politikën joparimore dhe jokonzistente të BDI-së”, deklaroi Demiri.
Nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001, janë vrarë me dhjetëra komandant dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, ndër të cilët Isa Lika, komandanti i UÇK-së nga Tetova, duke vazhduar me komandantin legjendar Harun Aliu – Kushtrimi. Së fundi edhe dy komandantët kryesor të betejave të UÇK-së në 2001, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj që u vranë gjatë ngjarjeve të Kumanovës më 9 dhe 10 maj. Pas tyre vjen komandant Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...