I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.
Ramadani tregoi se ka kullotur mijëra bagëti dhe këtë punë e bënte pa para.
“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni.
Sot Hetem Ramadani renditet në listën e njerëzve më të pasur në Slloveni që ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit./portalb/

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...