Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Evropës që është duke u zhvilluar në kryeqytetin kroat Zagreb.
Ajo arriti ta rrëmbejë këtë medalje në kategorinë deri në 44 kilogramë në xhudo.
Federata e Xhudos përmes faqes zyrtare bën të ditur se në një konkurrencë të fortë prej 27 garueseve Muminoviq arriti të dëshmojë cilësinë në këtë turne që njihet si gara më e vlefshme për të shfaqur potencialin e mundshëm.
“Erza garën e filloi me fitore me Ippon kundër garueses nga Polonia Aleksandra Polkoëska dhe garueses franceze Lea Metrot, të cilën e mposhti me Wazari. Në gjysëmfinale u takua me Kampionen Evropiane U18, kroaten Viktorija Ana Puljiz ndaj se cilës pësoi humbje. Në ndeshjen për medalje të bronztë, Erza u rikthye fuqishëm duke e mposhtur me Ippon për më pak se 2 minuta garuesen nga Gjermania, Jule Ziegler”, thuhet në konfirmimin e Federatës kosovare të Xhudos.
Për Muminoviqin kjo është medalja e dytë këtë vit dhe momentalisht është e radhitur në top 5 garueset në ranglistën olimpike për Lojërat Olimpike për të reja, Buenos Aires 2018.
Medaljet në Zagreb në kategorinë 44 kilogramë i ka ndarë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi. /arbresh.info/
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...