Një gjykatë turke ka dënuar me burg 25 gazetarë me akuzat për lidhje të dyshuara me grupin të cilin qeveria e fajëson për përpjekjen e dështuar të grusht shtetit në korrik të vitit 2016.
Njëzet e tre prej tyre janë dënuar për anëtarësim në një organizatë terroriste të armatosur dhe janë dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg, transmeton portali arbresh.info
Dy janë dënuar me akuza më të vogëla.
Sipas autoriteteve turke, ata kanë punuar për grupin e klerikut mysliman, Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grusht shtetin e dështuar, akuzë të cilën ai e ka mohuar gjithnjë.
Më shumë se 50 mijë njerëz janë arretuar dhe rreth 150 mijë janë shkarkuar ose janë pezulluar nga puna e tyre pas përpjekjes për grusht shtet.
Policia, personeli ushtarak, mësuesit dhe shërbyesit publikë ishin midis atyre që u vërsulën në shtypje.
Shumica e gazetarëve të dënuar kanë punuar për gazetën e shquar “Zaman”./arbresh.info/
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...