Instituti i Maqedonisë për Media (IMM), Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM) dhe Instituti për Studime Komunikimi (ISK) dënojnë kërcënimet ndaj Naser Selmanit, Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
Këto shoqata gazetarësh deklarojnë se është e paranueshme pengimi i lirisë së të shprehurit dhe puna profesionale e gazetarëve, që duhet të jetë e lirë nga çfarëdo lloj trysnie dhe nënçmimi.
Sipas tyre, kërcënimet ndaj gazetarëve paraqesin sulm ndaj demokracisë dhe kufizim të mundësisë që opinioni të ketë qasje në informacione dhe ide të llojeve të ndryshme.
Njihet, shoqatat e lartë përmendura kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të ndërmarrin masa të patjetërsueshme për t’u sqaruar rasti dhe për t’u penguar incidentet e radhës të këtilla./Telegrafi/
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit
Deputeti i VV-së: Ka pasur komunikime për president, por jo ...
“makazze” me një tjetër performancë spektakulare, NAVI e kal...
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...