Përqindja e vogël e grave që posedojnë pronë po konsiderohet faktor negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, konsideron që situata e tanishme në çështjen e të drejtave të grave në pronë po rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës që kosovarët të jenë në gjendje të marrin pjesë në ekonomi në baza të njëjta si burrat. Dhe nëse nuk mund të trashëgoni ose keni problemi në trashëgiminë e pronës nga prindërit tuaj, ose keni vështirësi në regjistrimin e pronës në Komunë nuk mund të merrni pjesë plotësisht në ekonominë e Kosovës”, tha Delawie në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.
Ai megjithatë tha se investimi i bërë nga Ambasada Amerikane në këtë çështje nuk është krejtësisht pa rezultat.
“Po shohim rezultate reale. A është gjithçka për mrekulli? Ende jo, por do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje.”, tha Delawie. /kallxo.com
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare