Odat Ekonomike të Serbisë dhe Maqedonisë e mbështesin marrëveshjen e nënshkruar në Shkup nga ana e ministrave të dy vendeve, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përhershme për problemin e tregtisë mes vete me miell.
Siç është publikuar në faqen zyrtare të Odës Ekonomike të Serbisë, që të dy odat angazhohen që gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut dhe në interes të bashkësive afariste të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që marrëveshja e arritur të sigurojë zgjidhje të përhershme, sepse masat e njëanshme, të cilat paraqesin barriara jodoganore, në mënyrë destimulative ndikojnë ndaj ekonomisë të të gjitha vendeve nga marrëveshja CEFTA.
Odat Ekonomike të Serbisë dhe Maqedonisë tregojnë se është e nevojshme që Komiteti i sapokrijuar, sa më shpejtë t’i shqyrtojë të gjitha çështjet e hapura dhe të propozojë zgjidhje për largimin e të gjitha barrierave dhe pengesave në tregtinë e ndërsjellë./telegrafi
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...