Ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert ka thënë se situata sociale dhe ekonomike e femrave në Kosovë është mjaft e vështirë.
Sipas tij, vetëm 17 për qind e femrave në Kosovë posedojnë pasuri të patundshme, shkruan Arbresh.info.
“Situata sociale dhe ekonomike e femrave është mjaft e vështirë, vetëm 17 për qind e femrave posedojnë një pasuri të patundshme. Vendi ka një shkallë të punësimit shumë të ulët të femrave në Evropë. Mandej 90 për qind e femrave të reja nuk punojnë”, ka thënë Chabert në forumin e organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës, me temë të drejtat pronësore të grave.
Chabert tha se ka edhe mungesë të informacionit për të drejtat e femrave në trashëgimi.
Ai u shpreh se femra është e ardhmja e një vendit, e kështu edhe e Kosovës./Arbresh.info
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...