Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, tha se për fatin e misionit më të madh të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian do të merret vendim deri në qershor, kur edhe i skadon mandatit, raporton Ekonomia Online.
“Nuk mund të flasim se sa raste kanë mbetur. Ne do ta përkrahim dhe do ta asistojmë në raste Kosovën. Ende nuk e kemi zgjedhur mënyrën se si do ti ndihmojmë Kosovës pas përfundimit të mandatit tonë”.
Këto komete ajo i bëri pas vizitës që ia bënë Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell.
Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se nuk e di se cili do të jetë roli i EULEX, pas qershorit.
“Nuk e dimë se cili do të jetë roli i EULEX-it pas qershorit. Në momentin që do të kemi një marrëveshje në lidhje me këtë rast do të ju njoftojmë, por roli i tyre ka qenë i rëndësishëm”../EO/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot