Arsene Wenger ka lënë yjet si Hector Bellerin, Alexandre Lacazette dhe Nacho Monreal jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen në Evropa Ligë kundër AC Milanit.
Strategu francez është detyruar të lë treshen në Londër para udhëtimit të tyre në Itali për të zhvilluar ndeshjen me anë të së cilës tentojnë t’i lënë anash problemet e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Bellerin dhe Lacazette nuk janë në dispozicion për shkak të lëndimeve në këmbë, ndërsa Monreal mungon për shkak të një problemi me shpinë.
“Ai është i lënduar. Ai ka një inflamacion në këmbën e tij të majtë. Ai iu nënshtrua një skanimi dje që shfaqi inflamacionin”, ka thënë Wenger kur është pyetur rreth Bellerinit.

“Lacazette nuk është i gatshëm. Ne kemi në lënë në shtëpi Monrealin gjithashtu për shkak se ai nuk është i gatshëm”
“Ai filloi pak stërvitjet sot por nuk është i gatshëm”

Pierre Emerick Aubamyang gjithashtu nuk është në dispozicion, ndërkohë që Danny Welbeck është lojtari i tyre i vetëm për të udhëhequr linjën frontale./arbresh.info/
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari