Policia e Roterdamit në Holandë ka arrestuar tre shqiptarë, mes tyre dhe një grua, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas medias lokale, policia ishte vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë, e cila ishte parkuar poshtë një pallati. Në një moment pranë kësaj makine është afruar një makinë me targa franceze.
Automjeti drejtohej nga një shqiptar dhe në momentin që u nis drejt autostradës, policia e ndaloi, ku nga kontrolli u gjetën 6.5 kg heroinë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shqiptar rreth 45 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia vendosi të kontrollojë edhe dhe dy banesa të tjera, ku u gjetën dhe 700 gr kokainë si dhe një armë zjarri me fishekë. Sipas policisë, u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë, një grua 23 vjeçe dhe një burrë 45 vjeç./gsh/
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë