Një këshilltar i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është duke qëndruar në Kosovë.
Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Kancelares gjermane, është takuar sot me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj në një postim në Twitter.
“…Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme Kosovë-Gjermani, zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, perspektivën europiane dhe liberalizimin e vizave. I jemi mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe miqësinë”, shkroi Hoxhaj.
Javën e kaluar, Kancelarja Merkel priti në Berlin Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën./kallxo.com/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira