Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin zviceran.
Në ndeshjen ndaj Luzernit, mbrojtësi nga Kamenica ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij Sion.
Sion nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, por që në këtë takim shkëlqeu Lenjani që asistoi në golin e shënuar nga Kasami.
Përveç asistimit të mrekullueshëm, ylli i Kombëtares së Shqipërisë ishte fantastik në mbrojtje duke neutralizuar sulmuesin anësor të Luzernit, Schneuëly.
E falë ndeshjes së mrekullueshme ndaj Luzernit, mbrojtësi këmbnëshpejtë është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër nga sportalhd.com.
28-vjeçari pasi po kalon nëpër një formë të lartë, pritet që në fund të stinorit të ndërroj skuadër dhe të luaj në një kampionat më të lartë si Bundesliga ose Serie A. /arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?