Sot në Gjilan u hap qendra psiko-sociale “Dritë”, e cila do të ofrojë shërbime për trajtimin e fëmijëve të prekur nga sindromat.
Kryetari i Komunës, Lufi Haziri, pasi e ka inauguruar këtë qendër, ka thënë se tash e tutje do të jetë një lehtësim i madh për Komunën, marrë parasysh faktin se fëmijët do të trajtohen më mënyrë profesionale, duke ndikuar në integrimin e tyre.
“Tash e tutje, fëmijët e prekur nga autizmi do të trajtohen në mënyrë profesionale, duke ndikuar në integrim të plotë dhe aftësim për jetë. Misioni ynë si të zgjedhur politik është që t’i mbrojmë fëmijët në fazën e parë dhe t’i përgatisim për jetë, sepse ata janë të barabartë”, ka thënë Haziri.
Ai ka paralajmëruar se gjatë javës do të ndahen fondet e grumbulluara për shoqatat, të cilat i trajtojnë fëmijët me nevoja të veçanta.
Ndërkaq, drejtoresha e kësaj qendre, Merita Kamberi, ka thënë se “Dritë” ka një staf profesional me psikolog, logoped e pedagog profesional, përderisa ofron shërbime në këshillim, psikoterapi individuale, psikoterapi grupore, terapi të çifteve e stimulim të vazhdueshëm akademik.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...