Në Qendrën për trajnim në Idrizovë sot u promovuan 609 kandidatët për policë, të cilët me sukses arritën të përfundojnë trajnimin një vjeçar, të ndarë në tre pjesë: komunikacion, rend dhe qetësi publike dhe punë kufitare.
Në promovimin e kandidatëve të rinj për policë mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij, Agim Nuhiu, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski në fjalimin e tij uroi kandidatët e rinj për trajnimin e tyre dhe ju uroi sukses të mëtutjeshëm.
Ai atyre ju tha se nëse punojnë sipas parimeve dhe rregullave të shtetit, çdoherë atë do ta kenë në krah dhe partnerë./Telegrafi/
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...