Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont ka deklaruar se i ka dhënë fund ofertës për t’u rizgjedhur President i rajonit verilindor të Spanjës.
Ai tha se ishte duke lënë mënjanë kandidaturën e tij në favor të aktivistit të ndaluar Jordi Sanchez, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont vazhdon të jetojë në mërgim në Belgjikë dhe nga Spanja i është thënë se mund të përballet me arrestim nëse kthehet në Barcelonë për t’u betuar.
Arratisja e tij pasoi referendumin e Katalonjës për pavarësi gjatë tetorit të vitit të kaluar, të cilin qeveria në Madrid e shpalli të paligjshme.
“Unë do të heq dorë nga kandidimi për t’u emëruar president rajonal”, tha ai në gjuhën katalanase, përmes një video të postuar në rrjetet sociale.
Ai ka shtuar se e ka marrë këtë vendim me qëllim për të zhbllokuar ngërçin politik pas referendumit për pavarësi të Katalonjës.
Zyrtarët e qeverisë spanjoll nuk kanë dhënë asnjë koment mbi zhvillimet e fundit./arbresh.info/
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami