Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka takuar ministrin japonez të Ekonomisë Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Sego, në selinë e këtij institucioni në Tokio.
Në këtë takim Pacolli bëri të ditur se Kosova ofron zonë të lirë ekonomike dhe se bashkë me Shqipërinë përfaqësojnë qendër tërheqëse për investimet dhe teknologjinë japoneze, këtu duke përmendur porte të thella detare, infrastrukturë rrugore të përshtatshme dhe krah të përgatitur pune.
“Kosova e do praninë e ndërmarrësve japonezë në shumë fusha si energjia, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, bujqësia, sepse nga eksperienca ime mund të them se tek ata gjen sinqeritet, ndershmëri, korrektësi”, është shprehur Pacolli.
Ministri Sego, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin japonez, uroi Pacollin për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe shprehu besimin se vizita e tij në Japoni, e fokusuar në marrëdhëniet me biznesin e këtij vendi të fuqishëm do të jetë e frytshme.
Në vijim, Ministri Pacolli e ftoi bashkëbiseduesin e tij në një vizitë në Kosovë, ftesë që u pranua me kënaqësi nga ai.
Gjatë këtij takimi, kryediplomati kosovar shoqërohej nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë Kosovës në Tokio, Leon Malazogu.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...