Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka thënë se rritja e pagave nuk duhet ta ndjek rritjen ekonomike.
Sipas tij, t’ia rrisësh pagën vetës siç ka bërë kryeministri Haradinaj, është hajni.
“Me këtë Qeveri ne nuk bëjmë ekonomi po vetëm financa. Në vend se të bëhen shpenzime të vogla bëhet e kundërta, rriten shpenzimet për Qeverinë. Shteti i Kosovës me këtë Qeveri vazhdon të jetë byro për punësim”, ka thënë Kurti, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se nuk mund të zhvillohemi pa bankë zhvillimore investime, vetëm me këto banka komerciale që janë në Kosovë.
“Asnjëherë nuk kishim Qeveri të përgjegjshme por vetëm Qeveri që rehatohet për vete dhe i merr paratë”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre