Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka të ardhmen e sigurt pas rezultateve negative në javët e fundit.
Tashmë, mediat angleze kanë filluar të përmendin emra se kush mund të jetë trajneri i ardhshëm i topçinjëve, dhe njëri nga është edhe trajneri aktual i Monacos, Leonardo Jardim.
Arsenal që një kohë të gjatë është duke e përcjell portugezin, të cilit verën e kaluar i kishin ofruar kontratë dy vjeçare.
Jardim dëshiron të largohet nga Monaco, pasi lojtarët kryesor të skuadrës po ja shesin vit pas viti.
Përveç Jardim, në radarin e Arsenalit janë edhe Joachim Loë, Mikel Arteta dhe Carlo Ancelotti. /arbresh.info/

“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...