Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker ka thënë se strategjia që kanë botuar me 6 shkurt mbulon gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kërkon të thellojë bashkëpunim me të gjithë partnerët përfshirë Kosovën.
“Kjo strategji nënkupton respektimin e shtetit të së drejtës, përforcimin e drejtësisë dhe vendosja e të drejtave themelore për qytetarët. Me këto parime kosovarët do të gjejnë një të ardhme të sigurt në Evropë”, ka thënë ai.
Sipas tij është esenciale që Kosova ta votojë Demarkacionin.
“Është hap kyç, i pashmangshëm, i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave ku bashkëqytetaret tuaj shqiptarë e serbë do të jenë përfituesit e parë. Doja të falënderoj të gjithë përgjegjësit politikë për arritjen e këtij vendimi përfundimtar”, ka thënë ai.
Sipas tij përpjekjet për luftimin e korrupsionit duhet të vazhdojnë.
“Kjo është e duhur dhe presidenti sot na i tregoj disa dokumente, BE do t’ia jap liberalizimin. Kosovarët nuk duhet të jenë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë por duhet t’u jepen vizat. Në këtë aspekt duhet luftim i korrupsionit. Po ashtu marrëdhëniet me Serbinë duhet të rregullohen”, ka thënë Juncker./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...