Kanali shtetëror rus ka përdorur pamjet e video lojrave, në cilat shfaqej një avion rus që sulmonte një kamion në Siri.
Videoja ishte pjesë e programit të përjavshëm Voskresnoye Vremya në televizionin shtetëror Channel One, transmeton portali arbresh.info
Edicioni i të dielës ishte një përkujtim për forcat e armatosura të Rusisë, me rastin e Ditës së Atdheut dhe një seksion i tërë i është kushtuar Aleksandrit Prokhorenko, një piloti rus që u nderua pas vdekjes nga titulli i Heroit të Federatës Ruse.
Prokhorenko ishte duke u ndeshur për lirimin e qytetit sirian, Palmira, kur e pa veten të rrethuar nga militantë islamikë, kështuqë ai bëri thirrje për një sulm ajror nga pozicioni i tij.
Pas lancimit të videos, Channel One e pranoi gabimin përmes një deklaratë në radiostacionin “Govorit Moskva”, duke pretenduar se redaktori gabimisht e përdori një klip nga një histori e mëparshme në lojrat kompjuterike.
Nëntorin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se SHBA po mbështet Shtetin Islamik, duke përdorur një numër të imazheve ajrore për të mbrojtur qëndrimin e saj.Imazhet e asaj kohe dolën të jenë video promovuese të vitit 2015 për një lojë kompjuterike./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=299&v=PYzz9Jqj7tg
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...