Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë fushatën e re me miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan Arena dhe për të gjithë spordashësit ka nisur shitja e biletave.
Federata e futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotës se ka nisur shitja online e biletave, në faqen e internetit të federatës, ndërsa ka zbuluar edhe çmimet e tyre.
Kështu një biletë në tribunën VIP është 6 mijë lekë të reja, ndërkohë që në tribunat B3, A2 dhe A3 ato do të kushtojnë 4 mijë lekë.
Më të pranueshme janë çmimet ndërkohë për tribunat B2, B4, A1, A4, që kushtojnë 3 mijë lekë. Gjithashtu janë rezervuar edhe bileta më të lira në tribunat e tjera të stadiumit, që shkojnë nga 700 deri në 300 lekë të reja.
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...