Komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës për ndërtimin e disa rrugëve në këtë komunë.
Vlera e kësaj marrëveshje është mbi 13 milionë euro.
Sipas kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri më këtë marrëveshje do të ndërtohet rruga në Verbicë të Zhegocit (1.3 milionë), në Përlepnicë (520 mijë), Cernicë (450 mijë), rruga “Pajazit Ahmeti” (110 mijë), rrugicat tek “Rruga e Prishtinës” (200 mijë) dhe vazhdimi i projekteve të vitit 2017 në vlerë prej 2.6 milionë.
“Jam tepër i lumtur që para pak çastesh nënshkruam marrëveshjen me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për ndërtim të rrugëve në Gjilanin tonë në vlerë prej mbi 13 milionë euro, pa e harruar edhe autostradën në vlerë prej mbi 126 milionë eurove”, ka shkruar kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri në rrjetin social facebook.
Sipas tij , me mbështetjen e BERZH’-t do të bëhet zgjerimi i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj në vlerë prej 8.5 milionë euro./arbresh.info/
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...