Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka deklaruar se teknologjia “VAR”, për ndihmesën e gjyqtarëve nuk do të përdoret në Ligën e Kampionëve.
Ceferin e ka bërë të ditur se “VAR” nuk do të përdoret për sezonin 2018-19, raporton arbresh.info.
“Është shumë konfuz. Askush nuk e di ende me saktësi se si funksionon. Ka shumë konfuzion në dhënien e vendimeve”, deklaroi shefi i UEFA-s.
“Nuk jam aspak kundër, por duhet ti shpjegojmë njerëzve si përdoret. Duhet të shikojmë si do të shkojë në Kupën e Botës”, deklaroi Ceferin në Kongresin e UEFA-s, që po mbahet në Bratislavë.
“Mund të jetë një projekt shumë i mirë dhe i nevojshëm për futbollin, por nuk duhet të nxitohemi për të marrë vendime të tilla”, tha Ceferin.
Teknologjia “VAR” tashmë përdoret në futbollin italian, dhe në këtë sezon është duke u përdorur edhe në Angli, në ndeshjet e FA Cup dhe Carabao Cup. /arbresh.info/
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...