Specializantët volunter të viteve 2016/17 do të mbajnë sot protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të mos realizimit të premtimeve nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, se nga 1 janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë.
Specializantët kërkojnë që sa më parë të realizohet premtimi i dhënë, pasi nuk është bërë asgjë konkrete deri më tani në këtë drejtim.
Organizatorët e kësaj proteste janë dr. Hekuran Dibrani dhe dr. Flamur Llabjani.
Lidhur me pagesën e specializantëve, ministri i Financave, Bedri Hamza, pati deklaruar se buxheti për shëndetësi do të jetë mbi 200 milionë euro, dhe brenda këtij buxheti do të paguhen të gjithë specializantët.
“Janë shtuar mjetet për shpenzime kapitale, është rritur buxheti për 36 për qind sa i përket sigurimit të barnave esenciale, do të paguhen të gjithë specializantët, do të kemi shtim të stafit profesionist etj”, pati thënë Hamza në mbledhjen e Qeverisë.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...