Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur për mundësinë e mobilizimit të rezervave të Turqisë, duke ngritur pyetje rreth operacioneve ushtarake në Siri.
Presidenti turk në një fjalim në qytetin e Kahramanmara në Turqinë juglindore tha se populli turk duhet të jetë gati për mobilizim, transmeton portali arbresh.info
“Të gjithë duhet të jemi gati për mobilizim, megjithëse kjo nuk është një nevojë e menjëhershme. Ne jemi në prag të një ringjallje të re”, tha Erdogan.
Erdogan në fjalimin e tij tha se territori i tanishëm i Turqisë arrin në 780,000 kilometra katror, duke kujtuar 18 milionë kilometra katrorë që ajo kishte për të pushtuar.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, dhjetëra mijëra turq u përpoqën nëpërmjet platformës elektronikë të gjenin se në cilin rajon do të paraqiteshin nëse do të rekrutoheshin, duke dërguar në kolaps të të gjithë sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimit elektronik të shtetit.
Ofensiva e Turqisë në Afrin ka hyrë në ditën e 35-të, ndërsa Erdogan ka bërë të ditur se rreth 1873 ‘terroriste’ janë vrarë./arbresh.info/
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...