Sipas një studimi të fundit, thuhet se pirja e vazhdueshme e çajit të frutave, konsumimi i terpër i kripës dhe uthullës mund të shkaktojë erosion të dhëmbëve.
Në mes të vakteve, zakonisht është koha ideale për të pirë një çaj të frutave ose të konsumosh ndonjë gjë të kripur, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ky rezulton të mos jetë ves i mirë.
Shkencëtarët nga King’s College në Londër kanë gjetur se konsumini i ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë acid, sidomos në mes të vakteve, mund të jetë shumë i dëmshëm për gjendjën e dhëmbëve tuaj.
Ata kanë ardhur në përfundim se pirja e pijeve acidike, përfshirë edhe një gotë me ujë limon apo një çaj të ngrohtë, mund të rrisë shanset për t’u prekur nga erosioni i dhëmbëve.
Dr Saoirse O’Toole, autore e studimit ka komentuar gjetjet e hulumtimit, ku ndër të tjera ka thënë se “dihet mirë se një dietë acidike është e lidhur me shkaktimin e erosionit në dhëmbë, megjithatë studimi ynë ka treguar ndikim e mënyrës dhe kohës në të cilën konsumohen ato”.
Erosion i dhëmbëve ndikon në 30 përqind të të rinjëve në Europë dhe mund të bëjë që dhëmbët tuaj të jenë më të prirur ndaj ndjeshmërisë./arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...