Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar ashpër veprimet e qeverisë siriane dhe mbështetsve të saj, Rusisë dhe Iranit në Ghoutan Lindore.
“Ajo që Irani dhe Rusia janë duke bërë gjatë ditëve të fundit është një turp humanitar”, tha Trump në një konferencë shtypi, transmeton portali arbresh.info
“Ajo që këto tre vende janë duke bërë për njerëzit është e turpshme”, shtoi ai.
Departamenti i Shtetit ka thënë se Rusia, forca ajrore e së cilës po godet gjithashtu Ghouta Lindore, ka një “përgjegjësi unike” për numrin e vdekjeve në rritje në enklavën e rrethuar.
Liderët europianë kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm me qëllim lejimin e ndihmave humanitare dhe evakuimet e civilëve.
Sulmet ajrore të kryera nga qeveria siriane në Ghoutan Lindore, për pesë ditë kanë lënë të vdekur 400 persona./arbresh.info/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion