Bernard Challandes mund të bëhet së shpejti trajner i ri i Kosovës.
E përditshmja zvicerane ‘Blick‘ shkruan që Challandes mund të marrë së shpejti detyrën e trajnerit te Përfaqësuesja e Kosovës, raporton portali arbresh.info.

Deri më 30 mars të vitit 2015, 66-vjeçari ishte duke udhëhequr skuadrën kombëtare të Armenisë, pjesë e të cilës është edhe ylli i Arsenalit – Henrikh Mkhitaryan, tashmë bashkëlojtar i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit në Emirates.
Sidoqoftë, raporti nga burimi i lartpërmendur, i cili përmend informacionet nga mediat kosovare, shton që Bernard Challandes mund të marrë një tjetër detyrë jashtë vendit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri tashmë ka konfirmuar se përfaqësuesja jonë do t’i zhvillojë dy ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri. Por, Vokrri nuk ka zbuluar ndonjë emër, megjithëse u raportua më pas se trajneri në fjalë është zviceran.
Challandes në të kaluarën ka drejtuar edhe klubit si Le Locle , La Chaux -de -Fonds , Yverdon , YB, Servette , Zvira U21, FCZ , Sion, Xamax dhe Thun.
Ai së fundmi ka punuar edhe si një skautë (vëzhgues) te FC Baseli./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...