Shtetet e Bashkuara do të imponojnë sanksione të reja për Korenë Veriore, “më të mëdhatë deri me tani”, ka deklaruar Presidenti Donald Trump.
Masat synojnë më shumë se 50 anije dhe kompani të transportit detar në Korenë Veriore, transmeton portali arbresh.info
Koreja e Veriut tashmë është nën një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane mbi programin e saj bërthamor dhe testet e raketave balistike.
SHBA thotë se sanksionet e reja janë të dizajnuara për të vënë një shtrëngim të mëtejshëm në Korenë e Veriut, duke shkurtuar burimet e të ardhurave dhe karburantit për programin e saj bërthamor dhe duke ndaluar evazionin e kufizimeve ekzistuese.
Sanksionet e reja do të përfshijnë edhe dy pesë kompani të Koresë Veriore që janë të regjistruara në Hong Kong, dy në Kinë, dy në Tajvan, një në Panama dhe një në Singapor./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...