Bosnja dhe Serbia duhet përfundimisht ta kuptojnë se nuk do te ketë bashkëpunim rajonal dhe fqinjësor pa prezencën dhe pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe pa kushte të Republikës së Kosovës në të gjitha Nismat dhe Organizatat Rajonale dhe Evropiane.
Përpjekjet e ulëta diplomatike për të ndryshuar rrjedhën e këtij realiteti dhe sjelljet destruktive të Bosnjës dhe Serbisë janë kundër zotimeve, që këto shtete kanë marrë karshi Bashkimit Evropian, vlerave evropiane si dhe frymës për një bashkëpunim rajonal konstruktiv.
Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas tendencave, që Kosova mos të ftohet për të marrë pjesë në Samitin e Banjalukës në Bosnjë.
“I bëj thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që të reagojnë ndaj përpjekjeve dhe veprimeve të tilla aspak racionale, qëllimkëqija, që minojnë të arriturat e deritanishme dhe janë kundër vlerave dhe parimeve të BE-së”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.
Nëpërmjet të së njëjtës deklaratë, kreu i diplomacisë kosovare i ka mirëpritur dhe vlerësuar si plotësisht të arsyeshme dhe të drejta reagimet e dy shteteve fqinje, respektivisht Shqipërisë dhe Maqedonisë për të mos marrë pjesë në këtë Samit për shkak të mos dërgimit të ftesës ndaj Kosovës.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...