Një sherr mes disa personash ka ndodhur në Kurbin ku është plagosur një shtetas, dhe dy të tjerë, kanë përfunduar në pranga.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kanë venë në pranga shtetasit:
-Ilir Marku, 34 vjeç, banues në Kurbin.
-Ernest Gjonaj, 37 vjeç, banues në Kurbin.
“I.Marku sëbashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gjonaj, dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë”-njofton policia e Shtetit.
Ndërhyrja e menjëhershme Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasëve.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Ndërsa në ngarkim të shtetasve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal. /albeu.com/
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt