Dy universitete në Mitrovicë, njëri në veri e tjetri në jug, njëri që pretendon të jetë Universitet i Prishtinës që funksionon me 10 fakultete në veri të Mitrovicës dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” që prej themelimit nuk kanë arritur asnjëherë ta nënshkruajnë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Këto dy universitete, të cilat i ndan ura e Ibrit siç e ndan qytetin e Mitrovicës, vazhdojnë të bëjnë marrëveshje bashkëpunimi ashtu siç ua përcakton politika, Universitetin serb të Mitrovicës së Veriut – Beogradi, ndërsa Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” – politika që ndjek shteti i Kosovës dhe Qeveria e saj për bashkëpunim me të gjitha universitetet e botës.
Universiteti në veri të Mitrovicës të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit i bën me Rusinë dhe me shtetet e lindjes, ndërsa Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka lidhur shumë marrëveshje me universitetet më në zë në të gjithë Evropën dhe në shumë shtete të botës.
Së fundi, të mërkurën Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është pranuar në Rrjetin Evropian për Integrim Akademik (ENAI). Për këtë ka vendosur Bordi i Rrjetit Evropian për Integrim Akademik (ENAI), që mbështetet nga programi “Erasmus+” dhe nga Unioni Evropian…
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...